Me siguri e keni vënë re se gjatë muajve të verës, ne përgjithësisht jemi më të lumtur dhe më energjikë. Ka një entuziazëm të shtuar thuajse tek të gjithë, për të bërë gjëra të reja, për t’u angazhuar në aktivitete interesante etj.
Madje, në verë ne bëhemi më të ndërgjegjshëm për kujdësin ndaj vetes. Rutinat tona të veshjes, grimit dhe bukurisë ndryshojnë sepse ne ndjejmë nevojën të kujdesemi edhe më mirë për pamjen tonë. Kjo falë diellit dhe efekteve të tij në psikikën dhe trupin tonë!
Pse dielli na bën më të lumtur?
Është një çështje hormonale
Përgjigja e parë qëndron në ndërveprimin midis trupit dhe dritës. Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e serotoninës, hormonit përgjegjës për humor të mire dhe melatoninës, e cila rregullon ciklin gjumë-zgjim.
-Ne lehtësojmë problemet tona
Falë ditëve më të gjata, ekziston një dëshirë më e madhe për të dalë, për të shijuar momentet e kohës së lirë dhe për të ndarë kohën me njerëzit përreth nesh.
-Është një ilaç natyral
Dielli zgjon shqisat tona duke vepruar në mekanizmat psikofiziologjikë. Me rritjen e prodhimit të vitaminës D dhe endorfinës, humori ynë përmirësohet dhe ne e gjejmë veten duke përjetuar më shumë momente të këndshme.
-Ndihemi më të relaksuar
Drita e diellit ngroh trupin tonë dhe lehtëson tensionin e muskujve. Kjo bën që të shijohen më shumë kënaqësitë e stinës dhe ju ndiheni më të relaksuar dhe produktiv.