Avokatët e reperit të famshëm, Sean Diddy Combs, kanë zbuluar se atij nuk po i pëlqen ushqimi i burgut.
“Unë mendoj se ushqimi është ndoshta pjesa më e vështirë”, u tha avokati i Diddy, Marc Agnifilo, gazetarëve jashtë një gjykate në Nju Jork, sipas “New York Daily News”.
“Ndonjëherë sa më shumë t’a shtyni një person, aq më i fortë bëhet ai. Askush nuk është i lumtur të qëndrojë në burg”, tha Anthony L. Ricco, avokati tjetër i reperit të famshëm.
Opsionet e ushqimit të mensës përfshijnë ton, në salcë djegës, bukë me xhenxhefil, shqeme, qull misri dhe bare proteinash. Kujtojmë, ditën e djeshme, Diddy doli para gjykatës për herë të parë që kur u arrestua për fajde, abuzim dhe trafikim njerëzish.
Sean “Diddy” Combs do të përballet me akuzat për trafikim seksual në një gjyq që është caktuar për më 5 maj. Ai u paraqit dje para gjykatësit Arun Subramanian në gjykatën federale të Manhatanit, ku përqafoi avokatët e tij dhe shfaqi një qëndrim optimist.