Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

Pse Amos Zaharia nuk dëshiron më që të bëhen publike detaje të jetës së tij private?!

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në studion e Top Albania Radio ka qenë Amos Zaharia. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë së BBV dhe gjithashtu ka sqaruar edhe njëherë situatën e krijuar për shkak të humorit të tij ‘dark’ që nga shumica është keqkuptuar.

Aktori i njohur gjithashtu u ndal edhe tek raporti që ai kishte me një nga banoret e shtëpisë, Deamishel ku mesa duket i dha njëherë e mirë përgjigje të gjitha pyetjeve që mund të kishim. Përvec raportit me Deamishel, Amosi tregoi në radio edhe arsyen se pse nuk dëshiron që detaje të jetës së tij private të bëhen më të ditura për mediat online dhe portalet.

Në fakt unë jam betuar, domethënë kam bërë një pakt me veten sepse përpara se unë të futesha në BBV kam patur një raport të gjatë gjashtë vjeç që ishte edhe publik dhe që njerëzit e dinë dhe kur filluan këto portalet të flisnin e të bënin, thashë me veten time nuk dua më të flas për jetën time personale sepse në fund fare prandaj quhet jetë private. Ka një aspekt që disa gjëra njeriu thjesht do që t’i mbajë për vete. 

A u bë xheloz Amos kur në shtëpinë e BBV hyri Shpati?

Jo, nuk u bëra xheloz. Xhelozia është një nga ndjenjat që unë nuk e honeps fare sepse më duket si sëmundje, ajo që e sëmur dashurinë në vetvete. Nuk ishte xhelozi sepse ajo që ndodhi me Dean nuk u kurorëzua kurrë si me thënë. Nuk u konkludua kurrë kështu që unë asnjeherë nuk e dija realisht se çfarë po ndodhte. 

A mund të konkludohet si gjë, kur Deamishel të dalë nga BBV? A do të lidhej Amos?

Nuk e besoj, jo. Ne përshtateshim shumë por nëse unë do të kisha qenë në vendn e saj përshembull, kushdo që të hynte atje do ta mbaja pak veten si të thuash.