Gjatë një interviste të Al Pacino për BBC, gazetarit i tërhoqi vëmendjen këllëfi i telefonit të aktorit. Aktori qeshi dhe e tregoi më qartësisht për kamerën duke zbuluar se Shkreku ishte vendosur një ditë kur vajza e tij i kërkoi telefonin dhe kur ia ktheu sërish i kishte vendosur në kasën me Shrekun.
“Është i imi ky telefon. Ma mori një ditë vajza dhe kur ma dha më tha: Është Shkreku babi. Unë ia ktheva: Shreku? Uau, do ta mbaj”, tregoi aktori.
Vlen të theksojmë gjithashtu se aktori legjendar i njohur për rolet e tij ikonikë si Michael Corleone në “The Godfather” dhe Tony Montana në “Scarface”, së fundmi ka treguar se performanca e tij më e kënaqshme është ajo si baba. Në autobiografinë e tij të re, “Sonny Boy” nga Penguin Press, 84-vjeçari reflekton mbi marrëdhënien e tij me katër fëmijët: Julie, 34 vjeçare, binjakët Anton dhe Olivia, 23 vjeç dhe Romani, vetëm 16 muajsh.
Në një intervistë për PEOPLE, Pacino shprehu gëzimin që i sjellin fëmijët e tij, duke thënë:
Është e mrekullueshme të kesh fëmijë. Për mua ishte një bekim. Më ndryshoi për mirë.
Ai theksoi se kjo marrëdhënie e ka bërë atë të fokusohet më shumë te dashuria për ata.