Bota

Protestuesit në Pakistan bllokojnë autostradat në protestë ndaj rezultatit të zgjedhjeve !

Mijëra protestues te ish-kryeministrit Imran Khan kanë bllokuar sot disa rrugë kryesore dhe kanë nisur një grevë një-ditore për të demonstruar kundër rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme javën që shkoi në Pakistan.

Demonstratat nisën pas njoftimit të rezultatit final të zgjedhjeve të 8 shkurtit mes tensioneve e akuzave për vjedhje e manipulim, si dhe pasigurisë për formimin e qeverisë së re.

Partia e ish-kryeministrit Imran Khan, Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI) dhe mbështetësit e saj morën numrin më të madh të votave, 95 nga 264 vende në parlament. Ndërsa partia e kryeministrit Nawaz Sharif, PML-N u rendit e dyta me 75 vende.

Asnjë nga palët nuk ka marrë maxhorancën dhe negociata komplekse po zhvillohen për formimin e një koalicioni.

Nga ana tjetër koalicioni i Khan, PTI ka refuzuar të pranojë humbjen në disa zona duke pretenduar vjedhje të votave.

Mijëra njerëz protestuan në fundjavë në Lahore, ku u raportuan disa dhjetra arrestime.

Një zëdhënës i qeverisë në provincën Balochistan, Jan Achakzai, nxiste protestuesit të tregonin “mirësi” duke pranuar humbjen e duke liruar autostradat.

Policia kishte paralajmëruar se do të shpërndante me forcë grumbullimet teksa në rajonin Rawalpindi, gazetarët e AFP panë policinë që përdori gaz lotsjellës ndaj mbështetësve të  PTI.

Një grumbullim prej 200 protestuesish të PTI në Lahore u shpërnda me dhunë nga policia që përdori mburoja deh shkopinj gome.

Partia e Sharif PML-N, ka mbështetjen e ushtrisë së Pakistanit dhe pritet të bëjë aleancë me partinë e tretë Bilawal Bhutto Zardari që mori 54 vende.