Aktualitet Politikë

Protesta e PD shkon në Parlamentin Europian/ Top Channel zbulon emrat e deputetëve demokratë që do të udhëtojnë drejt Strasburgut

Demokratët janë gati të udhëtojnë drejt Stasburgut  për të bindur Parlamentit Europian se në Shqipëri po shkelen te drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike, raporton Top Channel.

Krahas simbolikës jashtë dyerve të këtij institucioni ligjvënësit  e djathtë do te lobojnë tek  zyrtarë të lartë europian për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri. Gazetarja  e Top Channel Elda Menga ka mësuar emrat e deputetëve demokrat që kanë konfirmuar pjesëmarrjen deri më sot për aksionin opozitar që pritet të zhvendoset në Strasburg.

Deputetët që kanë konfirmuar:

1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. ⁠Saimir Korreshi
25. Petrit Doda
26. ⁠Zheni Gjergji

(Lista ende e hapur)

Top Channel