Aktualitet

Protesta e opozitës nis me hedhje molotovi. Policia rrethon bashkinë e Tiranës, mungon gardhi metalik (FOTO)

Po zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe Aleancës për mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës.

Ndryshe nga herët e tjera, sot godina nuk është e rrethuar me gardh metalik, por vetëm me efektivë policie. Efektivët janë vendosur vetë në rresht, duke bllokuar hyrjen e bashkisë së Tiranës. Që në nisje të protestës, qytetarët kanë hedhur molotov drejt bashkisë, duke detyruar policinë që të përdorë bombulat zjarrfikëse për të fikur zjarret që lënë molotovët.

Deputeti Klevis Balliu tha se protesta do të vazhdojë derisa kryetari i bashkisë Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

Kujtojmë se kjo është protesta e 13 në radhë nga opozita, e cila kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj si i përfshirë në dosjen 5D.

Vijon…