Aktualitet

Protesta e opozitës, hidhet molotov drejt Kryeministrisë, digjet plotësisht dera kryesore!

Militantët e PD kanë hedhur molotov para kryeministrisë, ndërsa flakët janë përhapur në të gjithë hyrjen kryesore të godinës.

Molotovët u hodhën teksa kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori fjalën për mbështetësit.

Në protestën e sotme të opozitës para kryeministrisë është parë dhe Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës.

I rrethuar nga disa shoqërues, Shkëlzen Berisha merr pjesë në protestën ku kërkohet lirimi i të atit të tij, në arrest shtëpie që prej fundit të dhjetorit të kaluar.

Në orën 20:30 nën sloganin ‘Të bashkuar në betejë, opozita në aksion’ Partia Demokratike dhe aleatët e saj zbritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe lirimin e Sali Berishës. Protestës i janë bashkuar edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka.

Organizatorët kanë marrë leje në polici për 4 orë protestë, nga ora 20:00 – 24:00 të mbrëmjes së sotme. Më shumë se 1 mijë efektivë policie janë angazhuar, mes tyre dhe forcat Shqiponja, e forcat e Ndërhyjes së Shpejtë të cilët do të jenë të gatshëm për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme

Kjo opozitë vjen pas asaj të mbajtur më 20 shkurt, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA në kuadër të samitit të NATO-s.