“The Kissing Booth” është një nga filmat më të ndjekur i cili ka mbërthyer fansat para televizorit me historitë komike të dashurisë. Një trilogji bazuar në një libër, me personazhe që kanë fituar zemrat e publikut, ky film erdhi me sezonin e tretë dhe atë final. Protagonistja e filmit, Joey King, ka dhënë një intervistë ekskluzive në median e huaj, ku ka zbuluar detaje shumë intresante, ka rrëfyer rreth momenteve të bukura dhe jo vetëm gjatë xhirimeve të “The Kissing Booth”.
Ajo ka zbuluar se cili ishte momenti i saj i preferuar gjatë xhirimeve. Joey tregon se njëri nga këto momente ishte gjatë ditëlindjes së saj. I tërë kasti organizoi një piknik në det. Ishin të gjithë njerëzit e saj më të dashur dhe miqtë më të mirë dhe Joey e shijoi shumë këtë ditë të veçantë për të.
Po kujt ia jep Joey “puthjen e fundit”? Ajo zgjedh Meganne e cili luan rolin e Rachel. Ajo është në Kanada dhe Joey-t i mungon shumë. Ajo dëshiron t’i dërgojë këtë puthje Rachel dhe t’i thotë se e do shumë dhe se nuk mund ta imagjinojë jetën pa të.
Joey dëshiron të japë edhe një mesazh për fansat e saj. Ajo shprehet se disa nga çastet më të vështira dhe disa nga kujtimet më të lumtura i ka krijuar gjatë periudhës së Elle, rolit të saj në film. Elle mbart shumë nga karakteri i Joey. Ajo është shumë e lumtur që njerëzit e kanë dashur kaq shumë filmin dhe pikërisht rolin e saj.
Një intervistë e veçantë dhe shumë interesante ku Joey tregon çdo ndjesi që ka patur gjatë xhirimeve dhe realizimit të “The Kissing Booth”. Një film që padiskutim do të mbesë gjithnjë në mendjen e saj, si një nga filmat më të suksesshëm që në fillimet e karrierës.