Sport

Protagonisti absolut i Kroaci-Shqipëri, Klaus Gjasula hyn në historinë e futbollit botëror!

Klaus Gjasula sot ishte protagonist i padiskutueshëm i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, duke kaluar nga njëra anë e medaljes në tjetrën për t’u bërë heroi i kuqezinjve.

Ai hyri në fushën e lojës si zëvendësues, shënoi autogolin që i dha avantazhin kroatëve e më pas në shtesën e ndeshjes shënoi golin e barazimit përfundimtar.

Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.

Përfundoi në barazim ndeshja Shqipëri-Kroaci. Ndonëse Shqipëria e mbylli me sukses pjesën e parë me një gol të realizuar në minutën e 11 nga Qazim Laçi, festa nuk vazhdoi edhe në pjesën e dytë.

Kroatët arritën të festonin dy herë brenda pak minutave. Ishte Kramaric ai i cili në minutën e 74’ arriti të barazonte, ndërsa rezultatin në favor të tyre e përmbysi Klaus Gjasula, i cili në minutin e 76’ shkaktoi një autogol.

Ndeshja u mbyll me barazim pasi në minutat shtesë, Klaus Gjasula arriti të dhuronte golin e cila e mbylli ndeshjen me rezultatin 2-2.