Protagonistët e Big Brother 1: “Për’puthen është me skenar”
Pardon My French • 20:45 28/01/2021
Sot në programin “Pardon My French” Jonida Aliçkolli mblodhi bashkë disa nga personazhet e Big Brother 1. Pas 13 – vitesh, ka kaluar një kohë shumë e gjatë dhe normalisht secili ka ndjekur rrugën e tij të jetës me profesione të ndryshme. Në Top Albania Radio, disa të ftuar ishin në linjë telefonike dhe pjesa tjetër në studio si, Astrit Sinakoli, i cili jeton në fshat me familjen e tij, ka edhe një lokal, Juna Vata vazhdon karrierën e saj si këngëtare dhe Arbër Çepani si sipërmarrës. Gjatë intervistës nuk kishte si të mos përmendej një tjetër ‘reality show’ i ngjashëm paksa me Big Brother, bëhet fjalë për Për’puthen. Ndërsa u diskutua për këtë format të ri në ditët e sotshme, mesa duket disa nga ish banorët e Big Brother 1, nuk e paskan në preferencat e tyre. Ishte Astriti ai që reagoi menjëherë se tek Për’puthen, gjithçka funksionon në bazë të një skenari.
Çdo gjë që është me regji dhe skenar nuk mund të afrohet me Big Brother 1 njëherë, të paktën për ne. Sepse për të tjerët më mbrapa nuk mbaj përgjegjsi, por mbaj përgjegjsi për atë që kam përjetuar vetë. Çdo gjë është me skenar dhe me regji, e shikoj kalimthi dhe nuk më pëlqen. Kam një lokalin tim edhe mund ta shikojnë të rinjtë për debatet, unë shumicën e rasteve e heq… Arbër Çepani: Unë nuk e kam parë, por kam disa faqe në Instagram që shikoj disa sekuenca. Juna Vata: Unë e ndjek, kam filluar ta ndjek që pas vitit të ri… Nuk ka lidhje fare me Big Brother… Astriti: Përderisa ka skenar nuk është formati si i Big Brother!
Kalimtarët zbulojnë mesazhet më të bukura që kanë marrë, moderatoret përloten!
Pardon My French 23:46 18/09/2024
Të postojmë “të mirat materiale” si Hati, apo të zgjedhim privatësinë?
Pardon My French 23:44 18/09/2024
“Ndryshova pas BB VIP 2”, Zhaklina pasqyron komentet negative në një ekspozitë!
Pardon My French 22:58 18/09/2024
“Dihet që janë ekstremist”, Zhaklin Lekatari i kundërpërgërgjigjet teologëve!
Pardon My French 22:57 18/09/2024
Zhaklin Lekatari zbulon emisionin që do ta shohim së shpejti në Top Albania Radio!
Pardon My French 22:57 18/09/2024
Arbër Çepani zbulon gjithçka mbi ribashkimin e përfolur të Ledrit dhe Sarës!
Pardon My French 16:34 29/06/2024
Diona Fona: “Lotët janë zhdukur, jemi gati për verën”!
Pardon My French 16:32 29/06/2024