Celebrities Gossip Showbiz

“Propozimi më është bërë…”, këngëtarja e njohur do të jetë pjesë e “BBV4”!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Top Arena”, Top Channel. Ajo është vënë përballë disa pyetjeve pikante të moderatores, Alesia Bami. Kjo e fundit e ka pyetur artisten nëse do të jetë pjesë e edicionit të katërt të reality show-t, “Big Brother VIP”. Era është shprehur se i është bërë propozimi, por ka shtuar se për momentin nuk e shikon veten për atë format.

Alesia: A do të jesh pjesë e Big Brother VIP 4?

Era: Më është bërë propozimi, por për momentin nuk e shoh veten, se aq e qetë sa jam aq edhe ekstremiteti tjetër jam

Alesia: Kush është këngëtarja jote e preferuar?

Era: Një nga të preferuarat është Pink, përveç Tina Turner, që është dashuria ime e parë dhe e vetme e jetës sime.