Sociale

Propozimi francez, Rama: Nëse ka përgjigje negative nga Maqedonia e veriut, të nesërmen do kërkojmë ndarjen

Kryeministri Edi Rama dhe komisoneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi kanë komentuar nga Vlora zhvillimet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me votimin e propozimit francez, për integrimin në BE.

Varhelyi: I kemi sytë e veshët drejt Shkupit. Angazhimi është i qartë, por është thjeshtë demokratike, është gjëja e duhur që të pyeten përfaqësit, jam shpresë plotë se do të kemi një përgjigje pozitive në fund të këtij dabati, por jam që ky debat të kryhet.

Rama: Mund të ketë mbaruar një seancë por në dijeninë time debati do të vazhdojë, unë dua të shpresoj që rezultati do të jetë pozitiv. Nëse rezultati nuk do të jetë pozitiv ne do të kërkojmë të nesërmen ndarjen e dosjes së Shqipëria, nga dosja bullgare maqedonase, jemi të bindur që Shqipëria duhet t’i çelë negociata që nesër. Uroj që parlamenti t’i japë përgjigje pozitive.

Kujtojmë se komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi ka vizituar bashkë me kryeministrin Edi Rama Bypassin e Vlorës, një investim ky i mbështetur nga Banka Europiane dhe Bashkimi Europian.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u ndal të procesi i integrimit në BE, ku tha se presim të shohim dritën jeshile për negociatat. Nga ana tjetër komisioneri Varhelyi, shprehu edhe një herë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

Bypassi i Vlorës, një vepër rreth 29 km e gjatë, është financim i BERZH-it i Bankës Eurapiane të Investimeve dhe i Bashkimit Europian.

Punimet në këtë vepër do të vazhdojnë me disa detaje të mbetura pa përfunduar, por të cilat nuk shkaktojnë probleme apo bllokim të trafikut. Bypassi i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë.

Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Bypassi redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.