Propaganda i këndon ‘Bagëtisë e Bujqësisë’
Propaganda • 11:44 05/03/2021
Poema “Bagëtia e Bujqësia” është një nga veprat më të bukura e më të frymëzuara jo vetëm të Naimi Frashërit, por edhe të gjithë letërsisë së Rilindjes. Askush para Naimit nuk i kishte kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptare me një patos aq të zjarrtë e me një gjuhë poetike aq të ëmbël e të bukur. Me këtë poemë Naimi krijoi poezinë e madhe të Atdheut dhe të natyrës shqiptare. Kjo vepër jo vetëm u bë e dashur për bashkatdhetarët, por krijoi një traditë të pasur edhe për poetët që erdhën më pas. Por jo vetëm kaq, kjo poemë së fundmi ka frymëzuar edhe katërshen tonë të humorit Jorke Broka, Erblin Bajko, Aleksandër Grami dhe Roland Saro. Katërshja e humorit sapo kanë nisur një show radiofonik, të quajtur ‘Propaganda’, në Top Albania Radio, por propaganda e tyre do të jetë ndryshe nga se jemi mësuar ne. Përveç batutave dhe harmonisë që kanë me njëri-tjetrin, djmetë e ‘Propagandës’ kanë kënduar poemën “Bagëti e bujqësia”. Ja pra, ishin artistët e humorit ata që e risollën sërish këtë kryevepër, për ta rikujtuar dhe pse jo në një formë ndryshe për të kënaqur veshin e të gjithë dëgjuesve të Top Albania Radio-s.
Shefi ka vrarë nepunësin e tij gjatë orarit të punës…
Propaganda 15:52 31/07/2021
“Një burrë vret veten, dhe largohet nga vendngjarja!”
Propaganda 15:45 31/07/2021
“Ai që ha gjëra të thata përditë, brenda vitit ka për t’u bërë me gastrit.”
Propaganda 15:36 31/07/2021
Paneli i Propagandës diskutojnë për bashkëjetesën në komunitet…
Propaganda 15:34 31/07/2021
Kanotieren e vendosni brenda apo jashtë brekëve?!
Propaganda 15:32 31/07/2021
Rubrika “Pse?”, “Pse themi që do të kemi fat nëse na bie glasa e zogut në kokë?!”
Propaganda 15:31 31/07/2021
Kthim pas në kohë me Propagandën, përplasja mes dy karteleve të fuqishme, nga futbolli në vrasje!
Propaganda 17:37 24/07/2021