Botë e Çuditshme

Pronarja shpërthen në lot, gjen macen pas 11 vitesh!

Jennifer Ravanel, një grua nga SHBA ka shpërthyer në lot pasi ka gjetur maçokun që kishte humbur 11 vite më parë falë një video të publikuar në rrjetet sociale. Ky është momenti kur gruaja e përlotur ribashkohet me kafshën e saj shtëpiake. “Po kjo është. Sam, ky është maçoku im. Më ke munguar shumë. 11 vjet që prej kur macja ime është zhdukur. Unë jam thjesht shumë e emocionuar.”

Jennifer Ravanel gjeti maçokun e saj pasi një video e publikuar në rrjetet sociale për here të parë në 12 gusht u bë virale duke marrë mbi 2 milionë shikime në rrjetin social Instagram. Ka qenë organizata e kafshëve “Charleston Animal Society” që ka gjetur maçokun Sam pasi në trupin e tij kishte një mikroçip. Jennifer Ravanel e kishte adoptuar maçokun Sam në vitin 2011, por një qen e kishte trembur atë dy vite më pas dhe maçoku ishte larguar nga shtëpia që prej vitit 2013.