Promovimi i talentëve të rinj/ Nikoll Prendi vjen me rolin e veçantë në “Legjenda e Bastunit”!

Mbrëmjen e 16 Maj u mbajt premiera e “Legjenda e Bastunit”, një film dramatik me një mesazh dhe domethënie shumë të rëndësishme, me regji të Xhosli Rama dhe me distribucion nga Top Channel Films. Kinema Cineplexx në TEG u mbush me dashamirës dhe me persona mjaft të njohur të botës së medias në Shqipëri.

Nikoll Preni është një talent i sapozbuluar në kinematpgrafinë shqiptare dhe me pjesëmarrjen e tij në këtë film, arriti të shfaqte potencialin e tij mjaft premtues për të ardhmen.

Unë jam kënaqur shumë tek ky film. Ishte edhe filmi i dytë për mua dhe ishte një staf i mrekullueshëm. Jam shumë i gëzuar.

Si ndihet ai për këtë rol?

Me thënë të drejtën, vetja nuk më është dukur asnjëherë mirë. Se di pse. Të gjithë shokët më kanë përkrahur dhe i falenderoj shumë. Jam shumë i gëzuar.