6 urdhër-arreste janë firmosur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, 5 prej te cilëve punonjës dhe ish- Agjencisë Shtetërore te Kadastrës, të cilët ne kundërshtim me ligjin lejuan tjetërsimin e pasurisë shtetërore nëpërmjet procesit te legalizimit.
Pas hetimeve te kryera nga prokurori Bledar Valikaj ka rezultuar qarte skema e falsifikimit te përdorur dhe te pranuar nga punonjësit shtetërore.
Mes personave ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arrest është dhe shtetasi Hajdar Sula, i cili thuhet se ka arritur te privatizojë Qendrën Shëndetësore të fshatit Qeha-Shytaj në Petrelë.
Sakaq mësohet se deri më tani në pranga janë vënë tre prej tyre, përkatësisht Petro Tusha, Adrian Duro dhe Leonard Grabova.
Nuk ka ende të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa më shumë të dhëna pritet të bëhen në vijim.