Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar kryerjen e eksperimentit hetimor për vrasjen e Eduart Recit, 52 vjeç, krim i ndodhur në Tiranë një ditë më parë, bëjnë me dije burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha.
Ky vendim që i është deleguar grupit të hetimit në polici është marrë mbasi nuk është përcaktuar ende vendi se ku qëndronte qitësi, i cili qëlloi me armë zjarri në Koke Reçin. Por nuk është gjetur as gëzhoja dhe nuk dihet ende se me çfarë lloj arme u godit nga distanca i ndjeri.
Biznesmeni Eduart Reçi u vra në një atentat misterioz në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.
52-vjeçari u qëllua me një plumb në kokë, teksa po dilte nga një lokal në afërsi të ‘Rrugës së Elbasanit’ në Tiranë.
Ai u dërgua në spitalin e Traumës pasi u plagos, por ndërroi jetë gjatë natës.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa nuk ka asnjë gjumë nga autori. Mësohet se 52-vjeçari ka qenë ndërtues pallati dhe nuk është i skeduar për policinë.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se dikur Eduart Reci ka qenë drejtor në SHISH.
Para ca kohëve sipas burimeve, viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonë për vetëgjyqësi. Çështja nuk ishte filluar për mungesë elementësh.
Policia ende nuk e ka të qartë se si është qëlluar Reçi, me çfarë arme apo distanca nga ku kanë vepruar autorët apo autori.