Bota

Prokurori i lartë në Los Angeles mbështet lirimin me kusht të vëllezërve Menendez: “E kanë paguar borxhin ndaj shoqërisë!”

Prokurori i qarkut të Los Angeles ka rekomanduar që të rishqyrtohet masa e dënimit për vëllezërit Erik dhe Lyle Menendez si dhe lirimin me kusht të tyre. Vëllezërit Menendez, u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e prindërve të tyre në një rast që tronditi Amerikën më shumë se tre dekada më parë. Vrasja e Kitty dhe Jose Menendez në rezidencën e tyre në Beverly Hills ka mbërthyer SHBA-në për vite me radhë dhe së fundmi është rikthyer në vëmendje të veçantë për shkak të serialit të Netflix.

Erik dhe Lyle Menendez thonë se qëlluan për vdekje prindërit e tyre, për shkak të abuzimit seksual që morën nga babai i tyre. Tani, George Gascon, prokurori i lartë i qarkut të Los Angeles, njoftoi të enjten se provat e reja në këtë rast meritonin një rishikim të dënimit të tyre të përjetshëm. Erik Menendez, 53 vjeç dhe Lyle Menendez, 56 vjeç, aktualisht janë të dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht në Kaliforni.

Megjithatë, është rrugë e gjatë përpara se vëllezërit potencialisht të ecin të lirë. Një gjykatës do të ketë fjalën e fundit nëse vëllezërve do t’ju rishqyrtohet masa e dënimit, derisa bordi i lirimit me kusht do të duhet të shqyrtojë nëse duhet të lirohen nga burgu pasi kanë qëndruar më shumë se 30 vjet në burg.

Dyshja ende nuk kanë marrë njoftim paraprakisht për vendimin e Gascon e as anëtarët e familjes Menendez. Gascon u shpreh:

Unë besoj se vëllezërit ishin subjekt i një mosfunksionimi në shtëpinë e tyre dhe ngacmimi.

Ai shtoi se përderisa nuk ka asnjë justifikim për vrasjen, “beson se e kanë paguar borxhin ndaj shoqërisë”. Gjatë gjyqeve të tyre penale në vitet ’90, prokurorët i përshkruanin vëllezërit si fëmijë të pasur që planifikonin në mënyrë metodike vrasjet për të pasur akses në pasurinë e prindërve të tyre. Por avokatët e tyre mbrojtës argumentuan se vëllezërit ishin viktima me vite të abuzimit emocional, fizik dhe seksual dhe vepruan vetëm për vetëmbrojtje.