Bota

Projektligji irakian u lejon martesën 9-vjeçareve, protesta në vend!

Një projektligj në Irak që do të lejonte martesën e vajzave 9-vjeçe, ka provokuar protesta në të gjithë vendin, me aktivistë të të drejtave të grave që thonë se ai do të “legalizonte përdhunimin e fëmijëve”.

Grupet fetare shiite që dominojnë sistemin politik në Irak kanë çuar drejt shtypjes së të drejtave të grave për më shumë se një dekadë.

Ndryshe nga Arabia Saudite, Iraku nuk ka një sistem të tillë që u kërkon grave të kenë lejen e një burri për të marrë vendime kyçe në jetë, siç është martesa.

Megjithatë, propozimi i ri, i cili kaloi në lexim të parë në Parlament, do t’u jepte autoriteteve fetare fuqinë të vendosin për çështjet familjare, përfshirë martesën, shkurorëzimin dhe kujdesin për fëmijë.