Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.
Heidi Baci ishte e ftuara speciale mbrëmjen e sotme të “Top Arena”. Ajo zbuloi se pas daljes nga Big Brother VIP është marrë me projekte të cilat i ka në plan, me partnerin e saj Romeo Veshajn. Heidi u shpreh:
Kam ardhur në formë. Romeo fshihet pas zgjedhjes së veshjes sime sonte. Jeta pas BBV… kam dashur të marr veten. Jam marrë me gjërat e mia në Itali dhe disa projekte me Romeon.
Ju rikujtojmë se, Heidi Baci zbuloi se pret një propozim nga Romeo në mënyrë që të realizojnë dasmën e tyre. Çifti, i cili u njoh brenda shtëpisë së Big Brother VIP, po përjeton një romancë dhe të dy duken më të lumtur se kurrë. Baci tha se ka takuar familjarët e Romeos, ndërsa së shpejti pret që të stabilizohen. Ajo u shpreh kështu:
Ne nuk ndahemi dot nga njëri-tjetri. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët kaq të futura në Itali, njëlloj si Romeo këtu. Unë anoj më tepër tek Shqipëria. Më thotë gjithmonë Romeo po sikur…