Aktualitet Bota

PROFIL: Kush është Kamala Harris, nga karriera, tek afera me politikanin 30 vjet më të madh?!

Kamala Harris, me shumë mundësi do kandidojë përballë Donald Trump për presidencën amerikane.

Kush është Kamala Harris?

55-vjeçarja ka lindur në Oakland të Kalifornisë dhe është bijë imigrantësh nga Xhamaika.

Nëna e Harris, Shyamala Gopalan, erdhi në Shtetet e Bashkuara nga India për të ndjekur një diplomë doktorature në Kaliforni. Babai i saj, Donald Harris, mbërriti nga Xhamajka dhe dha mësim në ekonomi në Universitetin Stanford.

Balachandran, xhaxhai 80-vjeçar i Harris, qeshi dhe u shpreh se ishte “shumë, shumë të lumtur” me lajmet.

Motra e tij Sarala Gopalan, një mjeke në pension në qytetin jugor indian të Chennai, i tha një kanali televiziv indian se e gjithë familja ishte e emocionuar nga lajmet. Ajo vlerësoi Harris si një mbesë të sjellshme dhe të përkushtuar.

Në mediat sociale, politikanët dhe komentuesit indianë shprehen gjithashtu krenari për zgjedhjen e saj. Harris, kuptimi i emrit të së cilës do të thotë “zambak” ka thënë se pas divorcit të prindërve të saj, nëna rriti dy vajzat me një vlerësim të trashëgimisë së tyre të dyfishtë.

“Nëna ime indiane e dinte që po rrit dy vajza me ngjyrë,” tha Harris në një intervistë me Los Angeles Times në 2015.

Në Xhamajka, miqtë e babait të Harris thanë se ishin të kënaqur me zgjedhjen. Richard Bernal, një ish ambasador i Xhamajkës në Shtetet e Bashkuara, e krahasoi situatën kur Colin Powell u bë Sekretari i Shtetit i SHBA, pasi prindërit e Powell ishin emigrantë nga Xhamajka.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, në Fakutetin e së Drejtës dhe në vitin 2010 u zgjodh si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

Zonja Harris arriti në Uashington më pak se katër vjet më parë si senatore e Kalifornisë.

Disa këshilltarë kryesorë të zotit Biden dukej se kishin ngritur pyetje për besnikërinë dhe ambiciet e saj, por dukest se ai i kapërceu këto rezerva.

Mediet amerikane shkruajnë se një meritë të madhe për karrierën e saj ka Willie Brown, i cili pati një aferë me Harris, kur ishte ende i martuar.

E kaluara e sikletshme

E kaluara e Kamala Harris jo gjithmonë ka qenë kaq e lavdishme.

Mediat kanë risjellë një histori të sikletshme të saj, duke aluduar se ajo është ngritur deri këtu, falë aferës me politikanin e fuqishëm Willie Brown.

Gjithçka nisi në vitin 1993.

Brown atëhere ishte 60 vjeç dhe ishte kryebashkiaku i parë me ngjyrë.

Ai drejtonte San Franciskon.

Por, ai kishte edhe një passion tjetër: femrat.

Edhe pse ishte i martuar, Brown përfiltej për të dashurat e tij.

Dhe një prej tyre ishte pikërisht Kamala Harris, atëhere vetëm 29 vjeç.

Në ato kohë flitej se Brown do të linte të shoqen, për t’u martuar me Harris.

Gjë që në fakt nuk ndodhi.

Marrëdhënia e tyre zgjati disa vite, dhe secili më pas shikoi punën e vet.

Harris u martua me bashkëshortin që ka edhe sot, por ajo u kthye në një nga prokuroret më të fuqishme, dhe tashmë edhe politikane e rëndësishme, sipas mediave, falë edhe ndikimit dhe lobimit të Brown.