Shkenca ka vërtetuar se lodhja mendore ka efekte reale në tru. Një studim i Institutit të Trurit në Paris, duke i nënshtruar një grupi prej 40 personash skanime të trurit në periudha të ndryshme të ditës së tyre të punës, zbuloi se detyrat e zgjatura njohëse që kërkojnë shumë punë në të njëjtën kohë, shumë përqendrim, kujtesë dhe zgjidhje të problemeve, favorizojnë akumulimin në tru të glutamatit. Është një substancë kimike potencialisht toksike që eliminohet gjatë gjumit.
Nëse është në sasi të mëdha, ky neurotransmetues i dobishëm për dërgimin e sinjaleve nga qelizat nervore bëhet toksik, sepse ndryshon korteksin parafrontal anësor (LPFC), rajonin e trurit të përfshirë në procesin vendimmarrës. Sipas studimit të Parisit, drejtuesit e autobusëve, mjekët, pilotët dhe të gjithë ata që ushtrojnë profesione shumë kërkuese duhet të kenë periudha pushimi të rregullta dhe të detyrueshme për të lejuar trurin e tyre të “detoksifikohet”, duke shmangur kështu që qarku vendimmarrës të pësojë një goditje, pas përfundimit të një dite të gjatë dhe të ngarkuar pune.
Ashtu siç bëjnë kontrollorët e trafikut ajror që fluturojnë aeroplanë për maksimumi dy orë, të pasuar nga një pushim gjysmë ore. Studime të tjera kanë treguar se shumë vendime të vështira për t’u marrë nga gjyqtarët ose mjekët ndikohen nga lodhja e tepërt e akumuluar. Kështu mund të ndodhë që një dënim të jetë i padrejtë, ose që një mjek të përshkruajë një antibiotik të panevojshëm. Me fjalë të tjera, trurit i ka mbaruar energjia dhe zgjedh veprime me përpjekje të ulëta afatshkurtra.
Sipas një studim të ri të punosh më pak orë shoqërohet me kënaqësi më të lartë nga jeta. Studiuesit ishin të interesuar të hetonin lidhjen midis kohës së kaluar në punë dhe kënaqësisë nga jeta. Ata gjithashtu u përpoqën të shqyrtonin efektet e besimit social të përfshirjes sociale, ndjenjave të sigurisë dhe digjitalizimit në kënaqësinë e jetës. Ekspertët analizuan 18,060 përgjigje nga 10 sondazhe përkatëse që kërkuan kënaqësinë nga jeta, variablat e kohës së punës, shëndetin, përfshirjen sociale, besimin social, ndjenjat e sigurisë, digjitalizimin, të ardhurat, statusin martesor dhe informacione të tjera demografike.