Bota Botë e Çuditshme

Profecia e Baba Vanga-s mbi fundin e botës!

Baba Vanga apo siç njihet edhe si Nostradamus i Ballkanit dha një sërë parashikimesh për vitin 2024, ndër të tjerash edhe një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Parashikuesja legjendare vlerësohet se ka paraparë shumë nga ngjarjet më të mëdha në histori, duke duke përfshirë katastrofën e Çernobilit, 11 shtatorin, pandeminë e COVID-19 si dhe vdekjen e Princeshës Diana.

Ndonëse ndërroi jetë në 1996, njerëzit ende ndjekin me përkushtim të madh profecitë e saj. Për vitin 2024 ajo ka parashikuar një sërë eventesh të mëdha duke përfshirë një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin nga dikush brenda Rusisë. Baba Vanga gjithashtu parashikoi edhe sulme kibernetike, revolucione në teknologji, takimet me alienët apo edhe evente që kanë të bëjnë me alienët si dhe të tjera. Gruaja e verbër mistike, bëri një listë parashikimesh edhe për vitin 2023.

Megjithatë, një nga prognozat e Baba Vangas është veçanërisht e rëndësishme; data e fundit të botës. ‘Nostradamusi i Ballkanit’ parashikoi se botës do i vijë fundi në vitin 5079 si rezultat i një ngjarjeje kozmike me përmasa “të paimagjinueshme”. Sipas Baba Vangës, në vitin 2025 do të ketë një konflikt të madh në Evropë, i cili do të çojë në një reduktim të madh të popullsisë në kontinent.

Në vitin 2028, njerëzimi arrin të arrijë në Venus për t’u përpjekur të gjejë burime të reja energjie dhe pesë vjet më vonë, në vitin 2033, shkrirja e akullit në pole rrit ndjeshëm nivelin e detit. Në aspektin politik, profecitë e saj sugjerojnë se në vitin 2076 komunizmi do të kthehet në të gjithë planetin. Parashikimet e Baba Vangës shtrihen deri në vitin 5079, datë në të cilën, sipas saj, do të ndodhë fundi i botës. Parashikimet e saj përfshijnë kontaktin me qytetërimet jashtëtokësore në 2130, një thatësirë globale në 2170, një luftë në Mars në 3005 dhe shkatërrimin e Tokës në 3797.