Në kohët e sotme botoksi është përhapur gjerësisht dhe së fundmi FDA ka aprovuar ‘rivalin’ e këtij solucioni. Produkti quhet Daxxify, edhe pse shumë i referohen me emrin e firmës farmaceutike “Revance Therapeutics”. Ky produkt mund të ketë së shpejti një problem identiteti, derisa të fiksohet emri i tij, por sfida më e madhe mbetet konkurrimi në treg me botoksin. Trajtimi kozmetik me këtë medikament heq përkohësisht rrudhat, nga ato të moderuarat, deri tek më të theksuarat.
Ashtu si Botoksi, Daxxify është një neuromodulator që injektohet. Por produkti i Revance është i pari i bazuar në teknologjinë e shkëmbimit të peptideve. Diferencuesi kryesor për Daxxify është fuqia e tij qëndruese. Ndërkohë që injeksionet e Botox zgjasin për tre muaj, Daxxify mund të qëndrojë për gjashtë muaj, madje deri në nëntë muaj tek disa pacientë. Përfitimet e kohëzgjatjes u testuan tek 2,700 pacientë dhe 4,200 trajtime.
Studimet treguan se edhe një injeksion i vetëm kishte një efekt të fuqishëm tek rrudhat. Pandemia pengoi deri sot aprovimin e Daxxify që hyri në garë që prej nëntorit të 2020-ës. I pari ka qenë Botoksi i Allergan, i cili doli në treg në vitin 1989. Botoksi fitoi 4.7 miliardë dollarë nga shitjet vetëm vitin e kaluar. Ndërkaq, kompania nuk ka zbuluar ende një çmim për Daxxify.
Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Aktorja e njohur Sharon Stone ka zbuluar së fundmi se si ajo u braktis nga një i dashur i mëparshëm pasi refuzoi të bënte botox. Duke folur për ‘Vogue Arabia’, teksa pozoi edhe për një foto të mrekullueshme të kopertinës, nëna e tre fëmijëve rrëfeu se ndërkohë që e ka kryer procedurën në të kaluarën, nuk i nënshtrohet më përmirësimeve kozmetike pas një goditjeje në tru thuajse fatale në vitin 2001.
Ngjitja e gjilpërave në fytyrën tuaj në përpjekje për t’u dukur sa më mirë mund të duket drastike, por trajtimet e fytyrës kanë bërë një rrugë të gjatë vitet e fundit. Dhimbja dhe koha e ndërprerjes janë minimale dhe rezultatet shpesh janë pothuajse të menjëhershme. Këtu nuk po flasim për Botox, por për ato faciale të nivelit mjekësor që mund të transformojnë lëkurën tuaj.