Që miliarderja Kylie Jenner është e fiksuar pas produkteve të bukurisë kjo nuk do shumë mend duke qenë se ajo ka markën e saj dhe fiton pafund para. Kylie prej vitesh tanimë është një biznesmene e suksesshme dhe produktet e saj menjëherë sapo dalin në treg shiten dhe klientet janë gjithmonë të kënaqura.
Por, edhe pse ka pafund produkte të markës së saj, bukuroshja është e fiksuar pas një produkti ku e ka shprehur edhe vetë se mund të jetojë pa të. E kemi fjalën për kompletet e buzëve. Këtë miliarderja e pohoi në “Byrdie”. Kylie thjesht nuk del nga shtëpia nëse nuk i ka ato me vete.
Rikujtojmë, se së fundmi Kylie u kritikua për fotot e saj të fundit laboratorike, që disa ndjekës i quajtën si “johigjienike”. Pas kritikave të shumta online, sidomos nga zhvilluesi i kozmetikës Kevin James Bennett, Kylie ka reaguar duke e akuzuar atë për “përhapje të informacionit të rremë”. 25-vjeçarja reagoi në komentet e postimit të Bennett në Instagram, i cili e kritikonte atë për mosmbajtjen e rrjetës së flokëve, mbulesave të këpucëve, maskës dhe dorezave njëpërdorimshme.
Nëna e saj, e famshmja Kris Jenner së fundmi është shprehur e shqetësuar për shpenzimet e vajzës së saj. Sipas “Page Six”, Kris Jenner-it nuk i pëlqen që e bija shpenzon shumë para. Por për çfarë shpenzon Kylie? Sipas raportimeve, 25-vjeçarja harxhon 300 mijë dollarë në muaj për veshje, 5 milion dollar në vit për mirëmbajtjen e avionit të saj privat, 300 mijë deri në 400 mijë në muaj për sigurimin dhe shumë të tjera për vilat e saj. Kylie ndërkaq ka investuar 80 milion dollar në vilat e saj në disa vende të ndryshme.