Celebrities Pardon My French Showbiz

Producentja Jokansa Kuqi hedh dritë mbi marrëdhënien e Romeos dhe Heidit!

E ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani ka qenë Jokansa Kuqi, producentja e serialit “Tenxherja Kapakun”, i cili jepet ekskluzivisht në ekranin e Top Channel çdo të shtunë, në orën 19:00.

Ky projekt ka pasur shumë sukses në 30 vende të botës dhe momentalisht po jepet edhe në Shqipëri. Kur u pyet në lidhje me raportin e Heidit dhe Romeos dhe nëse ata janë ndarë apo jo, producentja u përgjigj duke thënë se:

Unë nuk e di, sepse nuk e di anën personale. Por le të themi në sheshxhirim për aq kohë sa unë kam qenë, sepse lëvizja edhe në zyrë. Unë nuk e kam parë Heidin. Ndoshta kjo mund të jetë një tregues…