Prodhimi i drithërave në France llogaritet të bjerë në 29.7 milionë ton për vitin 2024 pas reshjeve të shumta që kanë dëmtuar të mbjellat, në një rënie prej rreth 20 % në krahasim me vitin që shkuar, llogarit ministria vendase e bujqësisë.
Gruri është prodhimi kryesor i bujqësisë franceze, dhe i vendit më të madh eksportues ushqimesh në BE.
Prodhimi tij ka arritur tashmë nivelin më të ulët që prej vitit 2020 pas shirave të rëndë që kanë dëmtuar mbjelljet dhe potencialin e prodhimit.
Ministria tha se kjo është hera e tretë në 20 vjet që prodhimi grurit në vend bie nën 30 milionë ton.
Parashikimet e saj bazohen në prodhimin aktual prej 6.99 ton për hektarë (t/ha), përkundër 7.38 t/ha që u volën vitin e kaluar, dhe hapësira e llogaritur për të vjelë prej 4.24 milionë hektarë, në krahasim me 4.75 milionë në 2023.
” Mungesa e dritës së diellit, reshjet dhe lagështira e tepërt, kanë dëmtuar rëndë potencialin e prodhimit”, thuhej në raportin e ministrisë për prodhimin e llogaritur.
Një tjetër surprizë e keqe bujqësore në Francë ishin dhe vjeljet e reduktuara të elbit që janë aktualisht në kulmin e tyre, në rënie të pashpjeguar prej 8% përqind në krahasim me vitin që shkoi.
Ministria përmirësoi parashikimin e saj për prodhimin e sivjetshëm të misrit, që llogaritet japë rreth 20% më shumë se viti i shkuar.
Zyrtarët përmirësuan gjithashtu parashikimet e tyre për panxharin e sheqerit, me një zonë të mbjellë prej 411,000 hektarë, nga 398,000 që parashikoheshin në qershor, dhe rreth 8% më shumë se niveli i vitit 2023.