Health & Beauty

Procedura e rrezikshme kozmetike e cila po ‘josh’ shumë njerëz!

Më shumë se 10 vjet më parë, një pajisje mjekësore u shfaq në treg me premtimin se mund të largojë shtresat e yndyrës. Pajisja e quajtur “CoolSculpting” kishte një avantazh, një “prejardhje shkencore”. Hulumtimi pas zhvillimit të tij erdhi nga një laborator në Harvard. Cryolipolysis, termi teknik për procedurën, nënkupton vendosjen e një pajisjeje në një pjesë të synuar të trupit për të ngrirë qelizat dhjamore dhe pacientët zakonisht u nënshtrohen trajtimeve të shumta në të njëjtën zonë.

Në raste të suksesshme, qelizat vdesin dhe përthithen nga trupi. Por çfarë ndodh kur kjo procedurë dështon? Yndyra fillon të rritet, ngurtësohet dhe mbetet në trup. Ky efekt anësor, i quajtur hiperplazi yndyrore paradoksale, zakonisht kërkon kirurgji për t’u korrigjuar, por këto shpesh janë të pasuksesshme. Shembulli më i mirë i një rasti të tillë është ish-supermodelja Linda Evangelista, e cila u tërhoq nga publiku pasi mbeti e shpërfytyruar.

Më shumë se dhjetë mjekë të intervistuar nga The Times thanë se vlerësimi i rrezikut të prodhuesit ishte dukshëm më i ulët se ai që kishin vënë re në praktikat ose hulumtimet e tyre sepse efekti anësor mund të kalojë “i pazbuluar” për shumë muaj pas trajtimit, ndërsa pacientët jo gjithmonë e lidhin atë me “CoolSculpting”. Ndonjëherë efekti është delikat dhe disa besojnë se janë kthyer në peshën e tyre fillestare.