Food & Drink Health & Beauty

Problemet që shkakton në organizëm lëngu i panxharit!

A keni menduar ndonjëherë nëse lëngu i panxharit është i mirë për ju? Panxhari njihet se ka një vlerë të lartë ushqyese, ofron mbështetje për mëlçinë dhe është i mirë për humbje peshe. Për fat të keq, panxhari përmban sasi të larta të oksalatit, një substancë që rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka dhe trazon stomakun.

Njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka, ose ata që janë të predispozuar të preken nga ky problem duhet të shmangin lëngun e panxharit. Kjo ndodh sepse panxhari përmban shumë oksalat, që është një substancë nxitëse për formimin e gurëve në veshka.

Lëngu i panxharit mund të ulë tensionin e gjakut. Kjo veçori është diçka e mirë nëse ju përpiqeni të mbani tensionin në nivele të ulëta. Por nëse ju merrni medikamente për uljen e tensionit dhe ndërkohë pini edhe lëng panxhari, atëherë tensioni mund të ulet në nivele të rrezikshme. Nëse lëngu i panxharit pihet në sasi të mëdha, atëherë ai mund të shkaktojë trazira në stomak.

Ky lëng përmban disa lloje karbohidratesh që janë problematike për njerëz që kanë një stomak ose zorrë të ndjeshme. Për këtë arsye rekomandohet që lëngun e panxharit ta pini në sasi të vogla e të tretur me lëngje të tjera frutash që trupi të mësohet ngadalë.

Në 100 gramë panxhar gjenden 7 gramë sheqer. Megjithatë, indeksi i glicemisë së panxharit konsiderohet mesatar. Me fjalë të tjera, ju mund të konsumoni lëngun e panxharit për sa kohë nuk ka sheqerna të shtuara. Për më tepër, duhet të siguroheni që regjimi juaj ushqimor është i ekuilibruar dhe i pasur me ushqime të tjera të shëndetshme e pa sheqerna.