E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Adelajda Gjonaj, naturopate dhe këshilluese ushqimore. Ajo ka folur për një temë mjaft interesante, problematikat që lidhen me grupin e gjakut dhe si t’i evitojmë ato…
Ja problemet që hasin personat me grupin e gjakut A:
Grupi i gjakut A ka problemin më të madh në proteina shtazore, që do të thotë se nuk tret, nuk fermenton, nuk përthith proteina shtazore. Hall të madh ka laktozën, jeni intolerantë ndaj laktozës. Duke qenë se jemi ballkanas, jemi mishngrënës, jemi tek ushqimet bazike, njohim shumë mirë bulmetin, grurin. Dhe në fruta e perime jemi sa më të pakët, gjë që duhet disiplinuar dita-ditës që duhet t’i shtojmë. Sa i përket grupit A, vegjetarianë të pastër, intolerantë ndaj laktozës, vezën gjithashtu nuk e konsumoni dot. ‘Thembrën e Akilit’ e keni në këmbën e majtë, pulpën e këmbës së majtë. Në moment që një grup A ka dhimbje pulpe në këmbën e majtë, do të thotë që zorra nuk po funksionon mirë. Ju keni zorrë shumë të brishtë, falë lektive ushqimore që nuk tresni, ju keni gjithmonë probleme gastrointestinale.