Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.
Artistja është shumë e angazhuar me koncerte në qytete e shtete të ndryshme, e së fundmi ka shqetësuar ndjekësit pasi ka anuluar performancën më të fundit në Pejë si pasojë e shqetësimeve shëndetësore, të cilat nuk i ka bërë me dije.
Kërkoj falje për mungesën në Pejë sonte për shkaqe shëndetësore, ju premtoj që shumë shpejt do t’ju sjell një super show për ju! E juaja, Dafina!
Pak javë kanë kaluar nga bashkëpunimi me Yll Limanin. ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve.
E duket se këtë sezon veror, bukuroshja ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë. Kështu duket të jetë dhe dueti i radhës, i cili do të jetë me producentin Elgit Doda, që ‘mban fronin’ për të tilla këngë. Këtë e kanë paralajmëruar vetë artistët me anë të një postimi në Instagram, ku kanë zbuluar dhe titullin e këngës, ‘Si mua je ti!’
Dafina Zeqiri ka realizuar së fundmi një intervistë ndryshe me gazetarin Berat Buzhala. Këtë periudhë këngëtarja është përfolur shumë për jetën e saj personale, ndarjen nga Dj Geek. Në këtë intervistë ajo u shpreh se sipas saj ajo prandaj lidhet dhe krijon diçka që të ketë një copëz private nga e gjithë jeta e saj e ekspozuar. Madje Dafina shtoi se në ditët e sotme është bërë shumë e vështirë të njohësh dikë, pasi fjalët përhapen shpejt.