Celebrities Gossip Showbiz

Probleme me divorcin, Xhensila Myrtezaj tregon gjendjen e saj emocionale!

Prej disa kohësh është përfolur një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Ndërsa një ditë më parë Top Channel raportoi se çifti i ishte drejtuar gjykatës me padi divorci pasi sipas tyre, nuk po funksiononte më martesa, të tjera detaje mësohen mbi këtë çështje. Burime bëjnë me dije se Kallaku dhe Myrtezaj, para se të shkonin në gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.

Edhe pse mjaft e përfolur kohëve të fundit për ndarjen nga Bes Kallaku, incidenteve në skenë dhe postimeve të saj në rrjete sociale, Xhensila shpesh herë e tregon veten shumë të lumtur. Nuk dihet nëse kjo është vërtet gjendja e saj emocionale apo thjeshtë një fasadë për publikun dhe ish-partnerin e saj. Edhe pse ditën e djeshme kërkesa e saj për divorc nuk u pranua nga Gjykata dhe Besi ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj, vetëm pak më parë ka postuar foto me fëmijët e saj duke uruar 1 Qershorin.

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)