Aktualitet Politikë

“Privilegj të mirëpresim takimin e radhës të KPE”- Rama: Presidenca hungareze i ka shtyrë gjërat përpara për integrimin në BE!

Është mbajtur sot mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Hungari, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare gjatë një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun hungarez Viktor Orban, u shpreh se vendi i Shqipërisë është në BE.

Ndër të tjera, Rama komentoi dhe mbajtjen e takimit të rradhës të KPE në Tiranë.

Rama: Ka qenë një ditë e veçantë dua të them sepse ky është një kryeqytet mjaft i bukur dhe kemi patur shansin për të shijuat bashkëbisedimet.

Ka qenë speciale ta shihen gjithë Europën të mblidhet në këtë vend. Do të jetë privilegj i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e radhës të KPE ne Tiranë.

Më duhet t’ju them se deri shumë vite më parë ky bashkëbisedim me BE do të ishte i paimagjinueshëm dhe natyrisht Putin është një prej prej tyre, sepse zgjidhi BE-në. Por më duhet të them se në këtë forum, së bashku me atë që po ndodh edhe me komisionin europian, planin e rritjes, integrimit, është diçka shumë inkurajuese.

Për Europën do të luftojmë për ditë. Presidenca e hungareze i ka shtyrë gjërat përpara dhe do të jemi gati brenda kësaj dekade në BE. Kemi gjithmonë më pak argumente për të dhënë