Celebrities Film & Tv Showbiz

Pritjes i erdhi fundi! Top Channel zbulon kur fillon “Big Brother VIP 4”!

“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arrin të gozhdojë para ekranit teleshikuesit. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

3 edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother Vip” deri më tani me banor VIP mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta. E teksa ka kaluar vetëm pak kohë nga përfundimi i edicionit të tretë, të gjithë janë kureshtar për “BBV4”. Puna ka filluar dhe duket se tashmë po përfundojnë projektimet e shtepisë së re, e cila duket se do të ketë shumë ndryshime nga ajo e kaluara, ku dhe arrijmë të shohim pak nga fotot e publikuara nga një pjesë e shtëpisë.

Publiku po pret me padurim nisjen e edicionit të katërt të reality show-t, “Big Brother VIP”. Tashmë është zyrtare se nga muaji dhjetor do të nisë transmetimin spektakli më i ndjekur në Shqipëri. Lajmi i shumëpritur është bërë i ditur përmes një promoje të publikuar në profilin e Top Channel, në “Instagram”.

“Big Brother VIP një dhe i vetmi, dhjetor 2024”, thuhet në promon në fjalë.

Ndërsa përsa u përket banorëve do na duhet të presim edhe pak, por janë aluduar shumë personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni të ri të BBV.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)