Drama e suksesshme fantastiko-shkencore e Netflix “Stranger Things” u rikthye sot me pjesën e parë të sezonit të katërt të shumëpritur që premton më shumë situata të mbinatyrshme që rrethojnë qytetin imagjinar të Hawkins në Indiana, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.
I vendosur gjashtë muaj pas përfundimit të sezonit të tretë me betejën e tmerrshme të qendrës Starcourt, sezoni i katërt sheh miqtë e rinj protagonistë të ndarë pasi Eleven, luajtur nga Millie Bobbi Brown, u zhvendos në Kaliforni me Joyce (Winona Ryder) dhe dy djemtë e saj, Will dhe Jonathan.
Duke i munguar fuqitë e saj telekinetike si dhe aftësitë sociale, Eleven shpejt e gjen veten të ngacmuar. Ndërkohë në Hawkins, pjesa tjetër e bandës së adoleshentëve po drejton jetën e shkollës së mesme ndërsa një kërcënim i ri del nga dimensioni alternativ Përmbys.
Një histori e tretë tregon kthimin e zbuluar më parë të ish-shefit të policisë Hawkins, Hopper, babai birësues i Eleven, tani një i burgosur në Rusi.
“Do t’u përgjigjet shumë pyetjeve,” tha për Reuters aktori Caleb McLaughlin, i cili luan Lucas.
“(Kjo me të vërtetë thjesht zhytet më thellë në disa nga pyetjet më të mëdha që unë mendoj se shumë nga fansat i kanë bërë. Mendoj se njerëzit do të jenë vërtet shumë të kënaqur me këtë sezon,” shtoi Sadie Sink, e cila luan Max.
Vlen të theksohet se seritë do të jenë mbi 1 orë dhe janë 7 të tilla sa i përket kësaj pjese të parë!