Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Prisja më shumë…”/Cili banor sipas Hygerta Sakos nuk po e tregon si duhet karakterin në lojë?!

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Moderatorja ka zbuluar gjithashtu se gati gjysmën prej banorëve të këtij edicioni i njeh.

Eglën, Jul Dedën, Rozën, Julian e kam shumë mikeshë. I njihja prandaj edh kurioziteti për t’i parë edhe në një formë tjetër ishte shumë interesante. 

A i rezultojnë Hygertës ashtu si i njeh?

Duke qenë se Julian e kam më të afërt e kam më mikeshë, prisja më shumë më thënë të drejtën. Nuk e di pse i ka dhënë këtë efekt sepse Julia është njeri shumë i drejtpërdrejtë dhe ka shumë humor. Është shumë e dashur dhe është shumë e ndjeshme. Duket sikur nuk po e nxjerr ose nuk po i lënë hapësirë ndoshta, sepse kur hyn me vonesë janë ndarë territoret. Është shumë pozitive dhe ka një batutë fantastike dhe e ka treguar disi por jo aq sa e njoh unë. 

Hygerta u ndal gjithashtu edhe tek çifti Romeo – Heidi dhe tek Egla, duke qenë se aktoret ajo tha se e njihte edhe nga jashtë pasi kishin qenë në të njëjtin fakultet. Për të zbuluar më shumë klikoni këtu.