Gossip

“Prishet” kartolina e familjes mbretërore, çfarë po ndodh?!

Familja mbretërore britanike, si çdo fundvit realizon një kartolinë, ku sigurisht janë zbatuar rregullat e distancimit social.

Një foto me një familje të bashkuar ishte e duhura për ta mbyllur një vit kaq të vështirë, duke shpresuar se 2021-shi do të vijë më i mbarë.

Por ishte një detaj tepër i rëndësishëm që ra menjëherë në sy nga familja mbretërore dhe ishte pikërisht fakti që Duka Harry dhe Dukesha Meghan Markle mungonin.

Ata janë larguar prej kohësh nga pallati mbretëror dhe kanë nisur një jetë të thjeshtë larg familjes mbretërore.

Në krah të Mbretëreshës Elizabeth II ishte Kate Middleton, e cila u shfaq e veshur me nje pallto jeshile të errët, krah bashkëshortit të saj, Princ William. Ndërsa në anën tjetër ishte Pinc Charles me bashkëshorten e tij Camilla.

Gjithashtu, mbretëresha u shfaq e veshur me pallto të kuqe dhe kapele në të njëjtën ngjyrë.