Ylli i muzikës pop Selena Gomez ka konfirmuar së fundmi se është në lidhje me producentin Benny Blanco, shokun dhe bashkëpunëtorin e ish-të dashurit të saj Justin Bieber. Ajo komentoi si fillim “Fakte” nën një postim postuar nga llogaria ‘Popfaction’ që thonte, “Selena Gomez mesa duket konfirmon që është në një lidhje”. Këngëtarja gjithashtu i bëri like fotografisë së ‘Popfaction’ me titull, “Selena Gomez thuhet se është në lidhje me producentin Benny Blanco”. Por kjo nuk është e gjitha.
Gomez ka zbuluar së fundmi se çfarë Blanco po sjell në marrëdhënien e tyre. Këngëtarja dhe aktorja foli për gjërat që i sheh si të domosdosshme në një marrëdhënie në një intervistë për ‘Vogue México y Latinoamérica’. Selena vuri në dukje se prioriteti i saj kryesor në një marrëdhënie është ruajtja e respektit për veten e saj, si dhe ofrimi i një hapësire për t’u diskutuar mbi ndjenjat.
Është shumë e vështirë të gjesh dikë që mund të të dëgjojë dhe të kujdeset për ty, por e di që kur të ndodhë do të jetë mirë dhe do të dëshironi që të jetë e shëndetshme.
Dyshja janë njohur që nga viti 2019, kur ata bashkëpunuan me J. Balvin dhe Tainy në këngën “I Can’t Get Enough”. Blanco ishte në ditëlindjen e 31-të të Gomez në korrik madje e uroi edhe në mediat sociale në atë kohë. Benny është një kompozitor dhe producent diskografik, i cili ka punuar me disa këngëtarë, duke përfshirë Selena-n dhe ish-at e saj Justin Bieber dhe The Weeknd.
Disa nga mega hitet që ai ka prodhuar përfshijnë “Teenage Dream” të Katy Perry, “Tik Tok” të Kesha, “Circus” të Britney Spears dhe “Moves Like Jagger” të Maroon 5. Rikujtojmë, se Selena u përfol për një romancë dashurie me Chainsmokers Drew Taggart në fillim të këtij viti, ndërkohë që në mars u pa duke u puthur me Zayn Malik gjatë një darke në NYC.