Celebrities Film & Tv Showbiz

Printon skenarin në letër të kuqe dhe jo vetëm…/Njihuni me rregullat strikte të Christopher Nolan si regjisor!

Aktori i njohur i filmit “Oppenheimer“, Cillian Murphy, ka zbuluar arsyen pse regjisorin Christopher Nolan preferon të printojë skenarët e tij në letër të kuqe.

Regjisorët shpesh kanë zakone unike dhe Nolan nuk bën përjashtim, me disa rregulla të veçanta për aktorët dhe stafin. Për shembull, ai ndalon përdorimin e telefonave gjatë xhirimeve. Në një intervistë për “Esquire” në vitin 2017, Nolan e justifikoi këtë duke thënë se telefonat janë shpërqendrim i madh dhe se puna përmirësohet ndjeshëm pa ta.

Një tjetër rregull është ndalimi i karrigeve në set. Sipas Anne Hathaway, aktore që ka punuar me Nolan, ai beson se karriget i shtyjnë njerëzit të pushojnë dhe të mos jenë të përqendruar te puna. Hathaway përmendi se sipas tij, ulja është një luks që nuk duhet të përfshihet në mjedisin e punës.

Gjithashtu, Nolan nuk e pëlqen që njerëzit të bëjnë pauza për në banjë gjatë xhirimeve. Aktori Robert Downey Jr. rrëfen se ai vetë ndjek një orar të caktuar për pauzat, duke treguar për disiplinën e tij.

Cillian Murphy ka shpjeguar se Nolan printon skenarët e tij me bojë të zezë në letër të kuqe për të parandaluar kopjimin. Kjo metodë e bën të vështirë fotokopjimin e skenarëve. Duke folur në emisionin “60 Minutes”, Murphy tha se gjithashtu çdo faqe e skenarit përmban një shenjë me emrin e tij, për të treguar përgjegjësinë e tij në rast të një shpërndarje të mundshme.

Për të shmangur rrezikun e vjedhjes së skenarit, Nolan ia dorëzoi personalisht Murphy-t skenarin në Dublin, Irlandë, në vend që ta dërgonte me postë. Në faqen e parë të skenarit, Nolan kishte shkruar një mesazh personal, duke theksuar se Murphy më në fund kishte një rol kryesor në një nga filmat e tij, pas pesë projekteve të përbashkëta ku ai kishte luajtur role dytësore.