Printi i luleve në veshjet tuaja ka qenë gjithmonë në trend muajt e ngrohtë të verës. Por mesa duket së fundmi një trend i ri ka dalur në modë dhe ai është printi i frutave. Me këtë stil ju do të jepni ‘goditjen’ e duhur.
Ky print i jep secilës veshje një notë interesante dhe të gëzuar dhe duket sikur është i krijuar për ditë tropikale. Përveç veshjeve, ju mund t’i keni edhe aksesorët me printe frutash të tilla si vathët, çantat ose çorapet.
Një dukje argëtuese, verore dhe trend-i. Pa dyshim, të gjithë do ta kthejnë shikimin nga ju. Ne gjetëm disa ide se si mund ta paraqisni këtë trend duke u dukur sa më bukur dhe të pagabueshëm:
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.
8.
Tani që sezoni veror ka ardhur daljet tona për ‘shopping’ janë më shumë në vëmendje të veshjeve që mund të veshim për pushime. Megjithatë, një ‘problem’ që merr shumë kohë janë përzgjedhja e rrobave të banjos.
Cilat modele duken më mirë në trupin tonë dhe na nxjerrin format ashtu siç duam, çfarë është më shumë në modë këtë sezon, cila ngjyrë më përshtatet? Ndoshta nuk kemi përgjigjen e të gjithave, por mund t’ju ndihmojmë t’i përafroheni sadopak zgjedhjes tuaj.
Këshilla më e mirë kur vjen puna për modë? Gjej mënyra të reja për të stiluar veshjet tuaja apo të riparoni ato që aktualisht keni. Me disa këshilla të thjeshta mund të keni një garderobë në stilin tuaj dhe duke kursyer njëkohësisht. Ju rikujtojmë, se ‘T-shirtet’ e bardha janë veshja e duhur dhe perfekte që mund ta vishni shpesh dhe mund ta kombinoni për t’u dukur sa më stil.