Në librin e saj “My Body” që pritet të dalë së shpejti, modelja e njohur Emily Ratajkowski, tregon për fiksimin e familjes me pamjen e saj dhe mënyrën se si të rriturit e seksualizuan që në një moshë të re kur një mësues i shkollës së mesme i preku gjoksin. Që në moshë të re, Ratajkowski e kuptoi që pamja e saj e bënte të dallohej, veçanërisht në sytë e prindërve të saj.
Duke u rritur si një fëmijë i vetëm në San Diego, dëgjoi historitë e nënës së saj e cila tregonte se dikur kishte qenë një bukuri e jashtëzakonshme vetë. Kathy, një mësuese e gjuhës angleze, dukej si Liz Taylortregonte për “djemtë që adhuronin të qëndronin në lëndinë poshtë dritares së dhomës së saj të gjumit”. Ndërkaq, Emily u shpreh se:
U dukej e rëndësishme të dyve, veçanërisht nënës sime, që vajza e tyre të perceptohej si e bukur. Natën, ajo i lutej Zotit ta bënte Emily-n më të bukurën. Bukuria ishte një mënyrë që unë të isha e veçantë. Kur isha e veçantë, ndjeva dashurinë e prindërve më shumë.
Emily Ratajkowski, në vitin 2013, ka qenë pjesë e video klipit të këngës “Blurred Lines”, ku në libër ajo do të tregojë me detaje se si këngëtari Robin Thicke i ka prekur gjoksin pa pëlqimin e saj. Ajo gjithashtu ka zbuluar se Robin atë ditë është shfaqur i dehur në xhirime.
30-vjeçarja ka treguar së fundmi se nëse do të tregonte për ngacmimin seksual nga ana e këngëtarit, ajo nuk do të kishte suksesin që ka sot. Së fundmi, modelja bukuroshe ka postuar një fotografi të fëmijës së saj për herë të parë në mediat sociale. Në foton e postuar bebi kishte të veshur një triko që thoshte SLY ndërkohë që qëndronte me mamanë e tij.