Princi William për herë të parë ka folur për gruan e tij Kate Middleton e cila është zhdukur nga syri i publikut dhe ende nuk ka bërë një paraqitje publike që kur iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal muajin e kaluar. Në paraqitjen e tij po ashtu të parë publike, trashëgimtari i fronit tha se ai dhe Kate janë jashtëzakonisht të shqetësuar për rritjen e antisemitizmit.
Siç raportohet, Princi William u takua me disa të rinj në Sinagogën Western Marble Arch në Londër dhe në fillim të këtij muaji lëshoi një deklaratë të fuqishme duke bërë thirrje për t’u dhënë fund luftimeve në Lindjen e Mesme. Por, gjatë kësaj paraqitjeje ai reagoi edhe për gjendjen e gruas së tij, për të cilën në rrjete sociale u spekulua shumë për vendndodhjen e saj.
Unë dhe Kate jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për rritjen e antisemitizmit. Më vjen shumë keq që ndonjërit prej jush i është dashur ta përjetojë këtë. Nuk ka vend dhe nuk duhet të ndodhë prandaj jam këtu sot për t’ju siguruar të gjithëve se njerëzve u intereson kjo dhe ne nuk mund ta lejojmë që të vazhdojë.
Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni abdominal më 17 janar. Kjo është gjithçka që bota di vërtet. Por njerëzit janë shumë kuriozë dhe duan të dinë më shumë se çfarë i ka ndodhur Princeshës së Uellsit dhe se si është gjendja e saj tani prandaj edhe i kanë kërkuar asaj që të tregojë se si është situata.
Ajo aktualisht është duke pushuar dhe duke u rikuperuar në Adelaide Cottage në Windsor dhe po mbështetet nga familja e saj, veçanërisht nëna e saj Carole, e cila po kujdeset për princat dhe princeshat që ajo ka sjellë në jetë dekadën e fundit.
Middleton kishte bërë të gjitha kontrollet në heshtje dhe më pas u largua nga Klinika e Londrës pas operacionit, por askush nuk e di pse, megjithëse disa mendojnë se kjo ishte e lidhur me tre shtatzënitë e saj dhe se ajo mund të kishte bërë një operacion për të zgjidhur refluksin e acidit ose të kishte kryer një histerektomi.