Celebrities Gossip

Princi Harry bashkohet me pjesëtarët e familjes mbretërore për këtë arsye!

Princi Harry do të bashkohet me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore për të ndarë mendimet dhe reflektimet mbi jetën e Dukës së Edinburgh në intervista të rralla për një dokumentar të ri të BBC.

Të gjithë fëmijët, Princi Charles, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward, dhe nipërit e rritur, Dukat e Kembrixhit dhe Sussex, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, Peter Phillips dhe Zara Tindall, kanë marrë pjesë në një program njëorësh, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Mbretëresha gjithashtu i ka dhënë akses të veçantë koleksionit të saj privat të filmave. Krijuesit e dokumentarit hynë brenda në Pallatin Buckingham për të takuar stafin e Dukës me shërbim të gjatë dhe për të kapur vendin e studimi të tij, zyrën private dhe bibliotekën siç ishin gjatë shtatë dekadave të tij të shërbimit publik.

Programi do të transmetohet të mërkurën më 22 shtator në orën 21:00 në BBC One dhe do të përfshijë intervista të filmuara para dhe pas vdekjes së Filipit në Prill. Fillimisht ishte ideuar për të shënuar 100-vjetorin e dukës në qershor. BBC shtoi:

Me qasje të veçantë në koleksionin e filmave të Mbretëreshës, ky film është një portret i pakrahasueshëm i një njeriu me një vend unik në historinë mbretërore – nga ata që e njihnin më mirë.

Me siguri dokumentari do të ketë një shikueshmëri të jashtëzakonshme, pasi pjesëtarët e familjes mbretërore arrijnë gjithnjë të jenë në qendër të vëmendjes, dhe çdo lajm rreth tyre bën bujë në media.