Princesha Martha Louise thotë se fantazma e një gjenerali nazist SS, i cili ka vrarë veten në dhomën saj të gjumit të fëmijërisë, e ndjek ende çdo natë, dhe në një rast tentoi ta mbyste. Bija 52-vjeçare e mbretit të Norvegjisë, Harald, kujtonte sesi fantazma kishte dashur ta mbyste në një intervistë me programin ‘Modern Royalty’.
Gjenerali Wilhelm Rediess kishte jetuar në shtëpinë e familjes Skaugum Castle gjatë pushtimit gjerman Luftën e Dytë Botërore. Por ai kreu vetëvrasje me armë zjarri gjatë kapitullimit të Gjermanisë më 8 maj 1945. Tashmë Martha, pretendon se përndiqet nga fantazma e tij që kur ishte adoleshente, edhe pse disa media e kanë hedhur poshtë historinë si lojë publicitare.
Ajo tregonte në program ‘Modern Royalty’:
Kur u vendosa në dhomë kisha shumë frikë nga errësira. Dhe një ditë e pashë që më shikonte.
Ajo tregonte më tej:
I thashë të gjithëve, prindërve, kujdestareve, dhe ata nisën të kontrollonin por më siguruan se nuk kishte asnjë njeri të fshehur.
Martha tha se nuk e kishte idenë e historisë së gjeneralit të dhomës së saj, deri para se t’ia tregonte babai saj mbreti Harald V. Kur ajo e kishte pyetur për aktivitetin e çuditshëm në dhomë babai i kishte treguar:
Ajo e jotja është dhoma ku gjenerali vrau veten.
Gjithsesi Martha Louise, e katërta në radhë për fronin e Norvegjisë, ka shpallur parashikuese fati dhe medituese shpirtërore, duke u fejuar me shamanin Dureck Verrett, që ka ide alternative te kontestuara për shumë fusha të jetës si mjekësia, arsimi, ushqimi e meditim, shkruan rrjeti The Mirror.