Princi William ka ofruar një përditësim të ngrohtë mbi gjendjen e bashkëshortes së tij, Kate Middleton, e cila po kalon një rrugëtim të vështirë përballë kancerit. Në një intervistë të dhënë më 6 nëntor, disa orë përpara ceremonisë së çmimeve “Earthshot Prize” në Cape Town, William tha se Kate po kalon mirë dhe falënderoi të gjithë për mbështetje. Ai e përshkroi atë si të fortë dhe me shpresë se ajo po shikon ngjarjen nga shtëpia, duke i kërkuar gjithashtu publikut që ta brohorasin.
Kate, e cila nisi trajtimin për kancerin në shkurt, njoftoi në shtator se kishte përfunduar kimioterapinë. Princi William theksoi se ajo ka qenë “e mrekullueshme” gjatë gjithë vitit dhe është krenar për forcën dhe qëndrueshmërinë e saj.
Në shtëpinë e tyre në Windsor, Kate është e rrethuar nga tre fëmijët e çiftit – Princi George, 11 vjeç, Princesha Charlotte, 9 vjeç dhe Princi Louis, 6 vjeç. Gjatë bisedës, William gjithashtu foli për angazhimin e familjes së tij ndaj mjedisit, duke përmendur përpjekjet e tyre për të ricikluar dhe reduktuar konsumimin e energjisë në jetën e përditshme. Ai theksoi se çdo familje duhet të kontribuojë në ruajtjen e planetit, duke bërë veprime të thjeshta, si fikja e dritave dhe kursimi i ujit.