Sot, në ditën e fëmijëve (1 qershor), Princ Leka ka ndarë disa foto mjaft të ëmbla me vajzën e tij, Geraldinën.
Duke bërë një urim për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët, Leka ka postuar disa fotografi me vogëlushen të shkrepura nga partnerja e tij më e re të cilën e ka etiketuar në postim, Blerta Celibashin.
Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin!
Visualizza questo post su Instagram
Gjykata e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias. Vendimi i zbardhur mban datën 25 prill 2024 dhe zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy. Aty thuhet se Elia Zogu do të mbaje mbiemrin që ka patur para martese, Zaharia ndërsa është pranuar se zgjidhja e martesës bëhet në bazë të marrëveshjes së firmosur mes tyre më 15 janar 2024 e që përcakton përfitimet pas divorcit dhe sa herë Princ Leka do të takojë vajzën e vogël Geraldina.