Princi Leka dhe partnerja e tij e re, fotografja Blerta Celibashi, po jetojnë dashurinë e tyre dhe tani nuk fshihen më as në publik. Së fundmi, çifti janë kapur mat në një qendër tregtare, ndërsa shkëmbejnë puthje dhe përqafime duke zbritur në shkallët elektrike. Videoja po qarkullon në rrjet dhe duket se asnjëri prej të dyve nuk e ka kuptuar që po xhirohej.
@wowestradaPrinc Leka puth te shoqen ne nje qender tregetare
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babanë e kësaj të fundit Gjergj Zaharia. Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia, akuzohen për dhunë në familje. Hetimet nisën pas publikimit të një video dhe kallëzimit në prokurori për dhunë në familje. Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur.