Showbiz

Princ Harry e Meghan Markle nuk i shkojnë mbretëreshës te festa e madhe

Pallati i Bakingamit, në Britani, ka konfirmuar se Duka dhe Dukesha e Saseksit nuk do t’i kalojnë Kristhlindjet me Mbretëreshën e Anglisë.

Çifti i ri dhe djali  tyre, Arçi, do t’i kalojnë pushimet me mamanë e Megan, Doria Ragland, dhe jo në Sandringam me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Një zëdhënës i pallatit mbretëror shpjegoi se ata po largohen me mbështetjen e mbretëreshës, dhe se Kejti e Uilliamsi gjithashtu i kanë kaluar Krishtlindjet jashtë pallatit edhe më parë.

Por thashethemet për një zënkë në familjen mbretërore ushqehen edhe më shumë me këtë vendim. Pak kohë më parë, u vërtetua se mbretëresha e kishte hequr foton e Herrit dhe Meganit nga salla e pritjes, ndërsa Herri tha se ai dhe i vëllai janë duke ndjekur rrugë të ndryshme.