Showbiz

Princ Harry zbulon dëshirën e parë për bebin e ardhshëm

Prej ditësh tashmë Oborri Mbretëror ka bërë lajmërimin zyrtar se Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të bëhen prindër për herë të parë.

Fëmija i parë i çiftit mbretëror pritet të vijë në jetë në pranverën e vitit 2019-të dhe të gjithë po e presin me padurim.

Gjatë vizitës së tij në Australi ku për herë të parë nuk shoqërohej nga Meghan Markle, ai ka zbuluar rastësisht se çfarë gjinie do të donte të kishte fëmija i parë i tij.

Teksa po ecte i vetëm pranë një turme njerëzish një vajzë uron princin duke i thënë: “Urime! Shpresoj shumë që të jetë një vajzë” ndërkohë që Harry nga ana tjetër ka bërtitur me të madhe duke shtuar se ai do të donte vërtetë shumë që të bëhej me një vajzë.

Zbulimi i gjinisë së fëmijës pritet të bëhet në javët në vijim nga një tjetër lajmërim zyrtar i Oborrit Mbretëtor. Momentalisht Meghan Markle do të shkëputet nga aktivitetet dhe detyrat e saj prej një Dukeshe për t’u përqëndruar tek shëndeti dhe procesi i shtatzënisë.